Home Aktuale Kryetari Arifi priti fëmijët e entit parashkollorë“Gëzimi Ynë”(Foto)

Kryetari Arifi priti fëmijët e entit parashkollorë“Gëzimi Ynë”(Foto)

821
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me rastin e javës së fëmijëve ka pritur sot në kabinetin e tij fëmijët e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” në Bujanoc.

1653906_771753962890426_7498266751857663161_n

Fëmijët e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, me rastin e javës së fëmijëve, u pritën sot ngrohtësisht nga kryetari i Komunës së Bujanaocit, Nagip Arifi.Kryetari Arifi i priti ata me dashuri të madhe duke i dëshiruar mirseardhje në vendin e tij të punës, dhe duke i konsideruar si pasuri të pazëvendësueshme.
Gjatë bisedës me fëmijët e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë”, Arifi ua uroj javën e tyre duke i premtuar që së shpejti do të kenë kushte edhe më të mira ku ata mësojnë.
Nga ana tjetër edhe fëmijët duke rrespektuar kryetarin e komunës i dhuruan atij buqeta lulesh, biseduan për dëshirat që kanë dhe recituan poezi.
Ndërkaq vizita e fëmijëve të entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” te kryetari i komunës tashmë është tradicionale. Ata këtë e realizojnë për çdo vitë gjatë javës së fëmijëve./Lugina Press/

1014422_771754026223753_1215680741209817693_n 1146538_771753942890428_2721052334200928233_n 1653906_771753962890426_7498266751857663161_n 10386754_771753999557089_8431187060983577524_n 10592989_771754076223748_1755576805651738915_n