Për të shtatën herë rradhazi, Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti” me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë therjen e kurbanëve për familjet skamnore të Luginës së Preshevës.
Ky aktivitet i Organizatës Kulturore Humanitare “Horizonti” tashmë është bërë tradicional dhe skamnorët e Luginës së Preshevës janë të vetëdijshëm se dikush do të mendoj për ta.
Në bashkëpunim me Organizatën Kulturore Humanitare “Horizonti” edhe këtë vit me radhë Xhemati i Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë dhe Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) kanë grumbulluar paratë për therrjen e Kurbanëve për komunën e Bujanocit dhe të Preshevës.
Këtë vit duke i falënderuar Xhematit të Xhamisë “Ballkan” e cila ka sejlluar 69 kurbanë dhe Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi, që ka dhuruar 35 kurbanë, dhe duke ia besuar këtë Organizatës Humanitare “Horizonti” në Luginë të Preshevës janë therrur 104 Kurbanë, dhe mishi iu është shpërndarë kryesisht familjeve të varfura të cilave sadopak iu është zbutur gjendja në festën e Kurban Bajramit, ka thënë Rijad Demiri, Kryetar i Organizatës Kulturore Humanitare “Horizonti”.
Ndërkohë edhe banorët e fshatrave të komunës së Bujanocit dhe ata të Preshevës kanë falënderuar Xhematin e Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë dhe Xhematin e Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) për therjen e Kurbanave në këto troje duke shpresuar që edhe viteve të ardhëshme familjeve skamnore ti dalin në ndihmë njerëzit e vullnetit të mirë.
Për herë të 7 therjen Kurbaneve për Luginë të Preshevës po e financon Xhamia “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë dhe për herë të tretë Xhemati i Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi duke ia besuar Organizatës Kulturore e Humanitare “Horizonti”./Lugina Press/












