Home Aktuale Plisat të entuziazmuar, ftojnë edhe të tjerët për në Beograd

Plisat të entuziazmuar, ftojnë edhe të tjerët për në Beograd

759
0
SHARE

Tifogrupi prishtinas, Plisat, ka ftuar edhe tifozët e tjerë që t’iu bashkohen atyre në udhëtimin në Beograd.

Një gjë të tillë ata e shkruan në njoftimin të cilin e publikuan pak më parë në rrjetet sociale.

“Sikurse çdo herë tjetër edhe tani ne do të jemi në përkrahje të Kombëtares Shqiptare, kombëtares KUQ E ZI..

Muaji tetor është një muaj shumë i rëndësishëm për shqiptarët , andaj ne me kohë po i’u japim informatat që gjithçka të shkojë sipas planit.

Muajin që po vjen ne presin dy ndeshje shumë të rëndësishme njëra në Shqipëri kurse ndeshja tjetër kundër Serbisë ku edhe aty do të jemi për ta përkrahur kombëtarën Kuq e Zi.

Me datë 11.10.2014 do të zhvillojmë ndeshjen e parë në Elbasan kundër kombëtarës së Danimarkës ku ne do të udhëtojmë.

Ҫmimi i biletës për ndeshje është 7.50 €.

Me datë 14.10.2014 do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur Serbi-Shqipëri , ku ne kemi marrë dritën e gjelbër nga Federata Shqiptare e Futbollit të udhëtojmë dhe do ta bëjmë këtë gjë , vetëm se pritet edhe Federata Serbe e Futbollit që ta aprovojë udhëtimin tonë.

Në faqen tonë këtu në facebook kemi marrë shumë mesazhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë Prishtinës , të cilët shprehin vullnetin e tyre për të udhëtuar me ne në Serbi për të përkrahur kombëtaren , të gjithë ata që janë të interesuar që vijnë në Serbi me ne dhe nuk janë Plisa le të lajmërohen në Fan Club i cili gjendet prapa Supermarketit ‘Maxi’ në shesh”, thuhet në njoftimin e Plisave.