Home Aktuale MPJ reagon ndaj ambasadorit të sapoemëruar amerikan në Shkup

MPJ reagon ndaj ambasadorit të sapoemëruar amerikan në Shkup

761
0
SHARE

Ministria e jashtme e Maqedonisë reagoi sot ndaj ambasadorit të sapoemëruar amerikan në Shkup, Jess Baily.

Reagimi ka pasuar, pasi që ambasadori Baily që së shpejti pritet të nis misionin në Shkup, në seancën dëgjimore pranë Komitetit për politikë të jashtme të Senatit Amerikan më 17 shtator, kishte emëruar si ‘sllav’ popullësinë shumicë maqedonase.

Lidhur me këtë, MPJ sot ka thirrur në takim zëvndësambasadorin amerikan aktual në Shkup, lidhur me sqarimin pas deklaratës së ambasadorit Baily, i cili vjen në detyrë gjatë muajit të ardhshëm, pas nominimit të tij nga presidenti Obama.

“Ky emërtim e sjellë në pikëpyetje identitetin dhe lëndon ndjenjat e popullit maqedonas. Njëkohësisht, emërtimi i tillë i papërshtatshëm i popullit maqedonas do të mund të ketë implikime negative në planin e politikave të jashtme dhe të brendshme”, thuhet në reagimin e MPJ-së në Shkup.

Baily zëvendëson ambasadorin e deritanishëm Paul Wohlers. (INA)