Sot mbi vendin tonë paradite mbajti mot me diell në pjesën e parë të ditës kurse pasdite mbajti mot i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut kryesisht në Luginë. Temperatura më e ulët u shënua 17C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 21C.
Edhe nesër si sot më pak riga shiu … Temperaturat minimale do të luhaten nga 18C , deri 20C kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 22C. Do të fryej erë nga jugu dhe juglindja.
Nga dita e marte e tutje pritet të kemi mot me Diell dhe vranësira të dendura,temperaturat minimale do të luhaten nga 16C deri 20C , ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 22 Celsius. Era prapë do ta ndryshoj drejtimin nga veriu në jug gjë që do të ndikoj në ngritje të lehta të temperaturave pas të martes nuk do të ketë shi. Fushat anticiklonike do të jenë të qëndrueshëm deri në fund të javës./LuginaPress.com/







