Maira Elizabetën Nari, vajza e Andrew Narit, stjuardit kryesor të zhdukur në aeroplanin B777-200 të kompanisë Malaysia Airlines, ka bërë disa postime në rrjetin Twitter që kanë prekur botën.
Disa ishin plot shpresë, disa plot dëshpërim, por që të gjithat prekëse dhe të komentuara mijëra herë.
Maira e vogël në një prej postimeve falënderoi të gjithë ata nga të cilët familja e saj merr mbështetje.
“Babi, je në të gjitha ballinat e gazetave. Eja sa më shpejtë në shtëpi që të mund t’i lexosh”, shkruan ajo në një postim, transmeton Telegrafi.
“Babi, kaluan pothuajse 48 orë, mos harro të hash diçka. Me siguri je i uritur”.
“Babi, kthehu sa më shpejtë. Kjo është gjëja e vetme që dua”.
Kanë kaluar më se 48 orë prej zhdukjes së aeroplanit Boeing B777-200, me 239 udhëtarë, që operohet nga Malaysia Airlines e që fluturonte në relacionin Kuala Lumpur-Pekin.
Ende nuk dihet se çfarë vërtet ka ndodhur me këtë aeroplan.






