Sot bëhen 18 vite nga nxjerrja me dhunë Tërnovcasve nga shtëpitë e tyre, nga ushtria e atëhershme Jugosllave.
Kanë kaluar 18 vite nga dëbimi i tërnocasve nga shtëpitë e tyre drejt murit të parë, në dalje të këtij vednanimi, në rrugën që shpie për në fshatin e Maltërnoc e Breznicë.
Kjo ditë e rëndë e 23 prillit të vitit 1999, në kohën e Luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s, kujton situatën në të cilën u gjendën banorët e Tërnocit, të përzënë nga vatrat e tyre, e të stacionuar buzë malit, e lumit të këtij vendbanimi.
Të rrethuar me ushtarë të armatosur, fëmijë, gra, pleq e të rinj të cilët pritnin se cili do të jetë fati i tyre. Kjo ditë për tërnocasit njihet si ditë zie të cilët përkujtojnë si më të rëndën në jetën e tyre.
Por nuk mbeti me kaq ngase të nesërmën erdhi eksperimenti tjetër ndaj banorëve të këtij fshati.
Në fshatin Tërnoc më 24 prill të vitit 1999 150 të rinj morrën ftesa nga ushtria për t’u paraqitur për mobilizim të dhunshëm.
Edhe kjo ditë ishte mjaftë e rëndë për banorët e këtij fshati por edhe për rrethinën sepse nuk dihej se çfar do të bëhet me këta të rinjë. Të qëndronin e ti përgjigjen ftesës për mobilizim apo të iknin e ndërkohë do të vëzhdonin ftesat e përditshme për mobilzim ndaj të rinjëve të këtij fshati.
Në këtë ditë një rol të rëndësishëm luajti imami Nexhmedin Saqipi i cili ishte në mesin e atyre që kishte pranuar ftesë për mobilizim të dhunshëm.
Ne do të bëhemi kurban të fshatit dhe do ti përgjigjemi mobilizimit ishin fjalët e tij, gjë që iu bashkangjitën të gjithë të rinjët. Ishte një ditë vaji ngase nuk dihej se ku do të përfundojnë më se 150 të rinjë tërnocas.Por flas Zotit nuk ndodhi më e keqja ngase edhe ky provokim kaloi pa pasoja.Tërnoci në atë kohë kishte luajtur një rol vendimtar dhe historik së bashku me banorët dhe udhëheqësinë e fshatit./Lugina Press/







