Home Aktuale 18 vite nga nxjerrja me dhunë e banorëve të Tërnocit nga shtëpitë...

18 vite nga nxjerrja me dhunë e banorëve të Tërnocit nga shtëpitë e tyre

571
0
SHARE

Sot  bëhen 18  vite nga  nxjerrja  me dhunë   Tërnovcasve nga shtëpitë e tyre, nga ushtria e atëhershme Jugosllave.

Kanë kaluar 18 vite nga dëbimi i tërnocasve nga shtëpitë e tyre drejt murit të parë, në dalje të këtij vednanimi, në rrugën që  shpie për në fshatin  e  Maltërnoc e  Breznicë.

Kjo ditë e rëndë e 23 prillit të vitit 1999, në kohën e Luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s, kujton   situatën në të cilën u gjendën banorët e Tërnocit, të përzënë nga vatrat e tyre, e të stacionuar buzë malit, e lumit të këtij vendbanimi.

Të rrethuar me ushtarë të armatosur, fëmijë, gra, pleq e të rinj  të cilët  pritnin se cili do të jetë fati i tyre. Kjo ditë për tërnocasit njihet si ditë zie të cilët  përkujtojnë si më të rëndën në jetën e tyre.

Por nuk mbeti me kaq  ngase  të nesërmën  erdhi eksperimenti tjetër ndaj banorëve të këtij fshati.

Në fshatin Tërnoc  më 24  prill  të vitit 1999   150 të rinj  morrën  ftesa nga ushtria për t’u paraqitur për mobilizim  të dhunshëm.

Edhe kjo ditë ishte mjaftë e rëndë për banorët e këtij fshati por edhe për rrethinën sepse nuk dihej  se çfar do të bëhet  me këta të rinjë. Të qëndronin e ti përgjigjen ftesës për mobilizim apo të iknin e  ndërkohë do të vëzhdonin ftesat e përditshme për mobilzim  ndaj të rinjëve të këtij fshati.

Në këtë ditë  një rol  të rëndësishëm  luajti imami Nexhmedin Saqipi  i cili  ishte   në mesin e atyre që kishte pranuar ftesë për mobilizim të dhunshëm.

Ne do të bëhemi kurban të fshatit dhe do ti përgjigjemi  mobilizimit  ishin fjalët e tij,  gjë që iu bashkangjitën të gjithë të rinjët. Ishte një ditë vaji   ngase nuk dihej se ku do të përfundojnë  më se 150 të rinjë tërnocas.Por flas Zotit  nuk ndodhi më e keqja ngase edhe ky  provokim kaloi pa pasoja.Tërnoci  në atë kohë kishte  luajtur një rol vendimtar dhe historik së bashku me banorët dhe udhëheqësinë e fshatit./Lugina Press/