Home nga Vendi Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të regjistrohen nën...

Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të regjistrohen nën monitorimin e Ndërkombëtarëve

723
0
SHARE

Shkruan : Refik HASANI

Ne shqiptarët nga këto tri komuna në vitin 2011 në mënyrë unike nuk ju përgjegjëm ftesës të institucioneve të Serbisë që të dalim në rexhistrim .

Është kërkesë imediate që të mbajmë rexhistrimin e popullatës sivjet në vjeshtë  pas një periudhe pregaditore dhe të plotësohet disa parakushte  nën mbykqyrjen ndërkombëtare , për arsyen  e vetme se nuk ishin kushtet e favorshme  në vitin 2011  dhe nuk ishin  plotësuar as edhe kushtet elementare për ne si shqiptarë etnikë në këtë pjesë të Serbisë . Ishin  më shumë arsye për mos pjesëmarrje në rexhistrim  pasi nuk ka patur kurrfarë para-pregaditje për ne Shqiptarët  në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë. Ne shqiptarët nga këto tri komuna ishte e dëmshme që të pranojm të marrin pjesë në rexhistrimin e vitit 2011  të popullsisë , pasurisë dhe banesave kur ende Beogradi nuk ka bërë asgjë në të mirë të neve shqiptarëve për plotësimin e të drejtave të njeriut dhe atij kolektivë  . Ende edhe më shumë se një dekad nuk kemi  asnjë element plusë që na bënë të bindemi , prandaj me  këtë rexhistrim ishin legjitimuar   :

-Shifrat jo të sakta  , statistikën dhe numrin e banorëve shqiptar në këto tri Komuna,

-Do ta përgjysmojn numrin e neve shqiptarëve jo vetëm në Komunat me shumicë shqiptare si Medvegja , Bujanoci  dhe

Presheva , por edhe  nëpër qytete tjera si Nishi , Beogradi , Leskoci , Vranja , Kurshumlia, etj

-Beogradi do të përfitonte më së shumti nëse do ti përgjigjeshim ftesë për  regjistrim të popullsisë,

-Ne shqiptarët si të pranojm të marrim pjesë me rexhistrues dhe kontrollor serbë.

Qeveria e Serbisë sillet me avazin e vjetër pasi na ka  injoruar , selektuar aplikuesit shqiptarë për rexhistrim të popullsisë  . Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për nga shtrirja gjeografike e përbëjnë një Krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë Admnistrimin e Serbisë  prandaj  kërkohet që ky rexhistrim  të mbahet sivjet  në vjeshtë  .

Serbisë duhet ti tëhiqet vrejtja se më çdo kusht dhe çdo çmimë dëshiron të zvogloj numrin e banorëvë shqiptarë në këto tri Komuna . Se, Serbia ka plane për ta paraqitur numrin më të vogël fletë fakti që ka fantazuar që çdo kush që nuk i përgjigjet  këtij rexhistrimi  .

I kujtojm opinionit  të gjërë publikë që unë autori i këtyre pakë rreshtave vetë jemi ballfaquar me pengesa nga më të ndryshme për bartje të pronës sepse jan vendosur kushte shumë të rënda për tu pajisur , plotësuar , ripërtrirë  dhe vazhduar dokumentat e udhëtimit që zbatohet në mënyr më rigoroze për ne të gjithë Shqiptarët si Nënshtetas të saj  . Beogradi nuk mundë të jetë përjashtim i rregullave për përfitimin e Nënshtetësisë dhe ruajtjesë për ne  , që  :

-Jemi lindur në në këtë shtet dhe

-Kemi prona dhe pasuri të patundshme .

Si kemi mundur të marrim pjesë në këtë rexhistrim kur ne banorët nga  tri komunat e cekuara më lartë  ende kemi  droj të madhe nga pasiguria , kemi një zbrazje të heshtur , nga inskenimet e ndjekjet e vazhdueshme për shkak të dhunës , burgosjeve politike që ushtron vazhdimisht Beogradi, bisedat e shumta nëpër stacione të policisë  dhe lëshohen  trojet e tona  . Si të pranojm të japim të dhëna për vetën ton kur nuk e dimë dhe nuk kemi besim se si të përpunohen dhe nuk shenohen fare . Kemi një përvoj tepër të hidhur , pasi .

–          Morrëm pjesë në zgjedhjet për Parlament Nacional të Serbisë dhe  tani kemi dy Deputet  Shqiptarë  ,

– Funksionon Trupi   Koordinues , si projekt i Qeverisë së Beogradit për tri komunat  ,

– Këshilli Nacional është themeluar,jan mbajtur zgjedhjet ku funksionon,por të lë shumë  për të dëshiruar  me efekte  jo të

mira   në terren   ,

– Respektimin e të drejtave të përdorimit të gjuhës në admnistratë lokale ,

-Përfaqësim jo adekuat  nëpër të gjitha  nivelet e  administratës Lokale dhe Qendrore ,

-Mungesa e Investimeve dhe prapambetja e madhe  në zhvillim të gjithëanshëm  ,

–          Mos respektimi  demilitarizimit , mos repsketimi i përfaqësimit në policinë të zingjirit komandues  .

Ne shqiptarët më shumë se çdo popullatë  kemi nevoj të rexhistrohemi , por me kusht,që:

-Të bëhet rexhistrimi sivjet pasi të plotësohen disa parakushte  dhe i mbykqyrur nga Admnistrues,kontrollues dhe minitorues në bazë të popullatës   .

– Regjistrues të jen shqiptarë , ndërkombëtarë dhe Serbë ,

– Përpunimi i të dhënave finalë para se të publikohen të jenë të nënshkruar nga tri palët .

– Formularët e rexhistrimit të jenë edhe gjuhën shqipe  ,

– Që çdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptarë të bartet si e dhën e saktë dhe të publikohet .

–  Shqiptarët të lindur  nga kjo krahinë  kudo që jan , banojn e veprojn përkohësisht  duke përfshi edhe nëpër shtete të botës t’u njihet e drejta e rexhistrimit pa kurrfarë kufizimi .

-Të rexhistrohet të gjithë  shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në Komunat  Medvegja , Bujanoci  dhe Presheva , por edhe  nga  qytete tjera si nga Nishi , Beogradi , Leskoci , Vranja Kurshumlia dhe që jan vendosur përkohësisht në Kosovë , Maqedoni dhe vende tjera

Rexhistrimi sivjet  do të ishte një  kërkesë, nevoj dhe domosdoshmëri  që të rexhistrohemi dhe të dihet numiri , strukturave dhe banorëve të këtij Rajoni , pasurit dhe pronat e tri komunave  . Sikur që ishin subjektet  politike me një zë për mos pjesëmarrje në këtë rexhistrim po ashtu duhet të jen një zë që ky regjistrim të bëhet sivjet  pasi të plotësohen disa parakushte  . Duhet që për tu hyrë dhe filluar në këtë rexhistrim duhet edhe të pranohen , e që pastaj faktori nëdërkombëtarë të mdihmoj edhe këtë proces shumë me rëndësi  .

30 Korrik    2014

Autori është publicist i pavarur  dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master .

LEAVE A REPLY