Home Aktuale Banorët e Kurshumlisë kërkojnë të kthehet xhandarmeria

Banorët e Kurshumlisë kërkojnë të kthehet xhandarmeria

59
0
SHARE

Disa banorë të fshatrave malore që janë në kufi Kosovë – Serbo, kanë paralajmëruar se do të organizojnë roje të fshatit, pasi pjestarët e xhandarmerisë janë larguar nga baza e Trpezës para tre dite, ka deklaruar për mediet serbe kryetari i bashkësisë lokale Radovan Lejiq, transmeton presheva.com.

Jeliq ka thënë se një numër i banorëve do të largohet nga vendbanimet e tyre për shkak të frigës për sigurinë e tyre.

Ata kanë kërkuar që xhandarmeria të kthehet përsëri në bazat e tyre.

“Menjëherë pas largimit të xhandarmerisë nga këto fshatra të Kurshumlisë, shqiptarët nga Kosova kanë filluar të shtijnë me ardhmë duke gjuajtur në kufi. Ne nuk ndjehemi të sigurtë dhe jemi të gatshëm të organizojmë dhe roje, pasi një numër i banorëve ka paralajmëruar largimin dhe shpërnguljen” ka thënë Jeliq.