Home Aktuale “Dita e Miqësisë” së gazetarëve shqiptarë vitin tjetër në Luginë të Preshevës

“Dita e Miqësisë” së gazetarëve shqiptarë vitin tjetër në Luginë të Preshevës

828
0
SHARE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  ka vite  që organizon  ditën e miqësisë të  gazetarëve shqiptarë.

Këtë vit ”Dita e Miqësisë” u organizua në Shkodër dhe Malësinë e Madhe me çrast dhe u promovua turzimi malor  në Malësinë e Madhe.

Ndërkaq vitin e tjetër “Dita e Miqësisë” do të organizohet dhe Shkup dhe Luginë të Preshevës, kështu ka deklaruar kryetari i  Unionit  të  Gazetarëve Shqiptarë,   Aleksandër Çipa,   në  emsionin “Fol Shqip” të gazetarit Besim Dybeli.

Aleksandër Çipa është shprehur  se  më duhet të them që gati rreth 500 e më tepër  gazetar janë bashkuar në itenerarin   që bëhet një her në vit, kryesisht  në muajin shkurt,  në qytete  të shqipërisë dhe të hapësirës shqiptare  në mënyrë të veçant.

“Ne kemi udhëtuar përgjatë edicioneve në ditën e miqësisë së gazetarëve nga Durrësi në Elbasan, nga Elbasani në Fier dhe Berat,  nga Gjirokastra në Sarandë nga Korça në Pogradec , nga Pogradeci në Ohhër, sot  jemi në Shkodër në Malësinë e Madhe dhe vitin tjetër ne do të jemi në Shkup dhe Luginë të Preshevës” ëshë shprehur,   Aleksandër Çipa kryetari i  Unionit  të  Gazetarëve Shqiptarë .

Vlenë të përmendet se  në  edicionet “Dita e Miqësisë”  nëpër  qyetete  të ndryshme  kanë marë  pjesë gëzetarë dhe përfaqësues të mediave shqiptare nga Lugina e Preshevës.

Urë lidhëse e këtij bashëkpunimi është kryetari i Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës(UGLP) Valon Gashi i cili jeton dhe vepron në Tiranë/Lugina Press/

Posted by Rijad Demiri on Saturday, 9 February 2019