Home Aktuale Shkolla fillore “Zenel Ajdini” fituese e xhiros së dhjetë në kuizin...

Shkolla fillore “Zenel Ajdini” fituese e xhiros së dhjetë në kuizin e diturisë Lugina garon 2015

310
0
SHARE

Ka përfunduar edhe xhiroja e dhjetë e kuizit të diturisë Lugina garon 2015 organizuar në patronatin e Radiotelevizionit Presheva. Në këtë çerek finale fituese doli shkolla fillore “Zenel Ajdini” nga fshati Raincë e cila arriti të grumbullojë pikë duke sfiduar nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri nga Bujanoci.

Ka përfunduar edhe xhiroja e dhjetë e kuizit të diturisë Lugina garon 2015 organizuar në patronatin e Radiotelevizionit Presheva. Në këtë cerek finale fituese doli shkolla fillore “Zenel Ajdini” nga fshati Raincë e cila arriti të grumbullojë pikë duke sfiduar nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” nga Bujanoci. Rubrika që nxorri garuesin e kësaj xhiroje ishte rubrika e tetë asociacionet. Juria e kuizit pas përfunditmit të garimit ka vlerësuar aftësinë dhe përgatitjen e nxënësve të të dyja shkollave. Në kuizin e diturisë Lugina garon 2015 kandidatët pjesmarrës kanë të rezervuar edhe nga një pikë argëtuese në bazë të rregullave të lojës, varësisht çfarë ata përzgjedhin, recitim, këngë apo ekzekutim në ndonjë instrument. Nga xhiro e radhës garimi fillon me gjysmëfinalistët e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës/Lugina Press/