Home Aktuale Deutsche Bank dhe Commerzbank nisin bisedimet zyrtare për bashkim

Deutsche Bank dhe Commerzbank nisin bisedimet zyrtare për bashkim

869
0
SHARE

Deutsche Bank dhe Commerzbank do të nisin bisedimet zyrtare rreth një bashkimi ndërmjet dy bankave më të mëdha të Gjermanisë.

Një bashkim i këtyre bankave mund të rezultojë në kursime masive të kostove, në veçanti duke mbyllur shumë degë të tyre, por kritikët thonë se integrimi i tyre do të ishte i komplikuar dhe i rrezikshëm.

Banka Deutsche ka pasur vështirësi në gjenerimin e fitimit dhe ka pasur humbje në operacionet bankare brenda SHBA-së.

“Ajo që është e rëndësishme për mua, ne do të ndjekim vetëm opsionet që kanë kuptim ekonomik, duke u mbështetur në progresin që kemi bërë në vitin 2018”, tha shefi ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, në një letër drejtuar punonjësve, përcjell Telegrafi.

Sindikatat paralajmërojnë se si rezultat i marrëveshjes mund të ketë shkurtim të vendeve të punës për më shumë se 10 mijë punëtorë.

Gjithashtu, Commerzbank ka pasur vështirësi në gjenerimin e fitimit dhe qeveria gjermane ende zotëron 15.5 për qind të aksioneve në këtë bankë. /Telegrafi/