Home Aktuale BFI e Maqedonisë promovoi librin më të ri të Zekerija Idrizit

BFI e Maqedonisë promovoi librin më të ri të Zekerija Idrizit

212
0
SHARE

Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame, në Shkup, nën patronazhin e Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, u promovua libri më i ri me titull “Fundamentalizmi islamik si fiksion dhe muslimanët antifundamentalistë”, i autorit, teologut të mirënjohur, Zekerija Idrizit.

12688325_530106920499959_1192913905373073476_n

Në promovim morën pjesë, myftinjë, profesorë të Medresesë e të Fakultetit, intelektualë të ndryshëm nga vendi e Shqipëria, miq e dashamirë të autorit.
Me këtë raqst, recenzenti i librit, H. Sulejman ef. Rexhepi, duke folur për veprën, vuri në spikamë trajtesën e fenomeneve përmes mendimit avangard që e spikat këtë autor.
“Nga nëntitulli i librit përcillet qartë mesazhi i autorit si dhe shpaloset qëllimi i tij për t’iu qasur punës në realizimin e kësaj vepre. Autori thotë: UNË JAM SHQIPTAR E MYSLIUMAN, NUK JAM FUNDAMENTALIST! Me këtë definicion është thënë gjithçka! Me këtë definicion shpërthen fuqishëm porosia se, ne si komb e si komunitet i gjërë fetar, intelektualisht do të luftojmë kundër të gjitha tendencave dhe përpjekjeve për të na etiketuar dhe për të na ngjitur prapashtesa pezhorativë të tipit “radikalë islamistë”, “terroristë islamikë”, “fundamentalist islamikë” etj.”, tha efendi Rexhepi.
Më tej, Kryuetari i BFI-së ka folur edhe për afinitetet e autorit i cili në shkrimet e veta publicistike gjithmonë ka ditur të zgjedh gjuhën më te lehtë dhe më të komunikueshme me lexuesit e vet të shumtë.
“Autori në mënyrë brilante ka arritur të shpjegojë edhe fenomene që nuk kanë të bëjnë fare me fenë islame. Me sukses i kundërvihet të gjitha tendencave për ta etiketuar islamin, ndërsa për këtë qëllim librin e koncepton edhe si një leksikon të fakteve dhe argumenteve të pamohueshme që flasin për Islamin si fe e paqes, tolerancës, bashkëjetesës, dashurisë dhe përulësisë para Krijuesit të Plotëfuqishëm.
Autori i këtij libri, Zekerija Idrizi, edhe kësaj radhe na befason këndshëm me guximin intelektual, me kulturën e gjërë që e posedon si dhe me kapacitetin e fuqishëm prej teologu të paepur. Gjatë leximit të këtij libri lexuesi do të përjetojë një gjendje solemne të kalitjes së shpiërtërores me një materie që të bën të ndjehesh rehat, i qetë dhe, njëkohësisht, i fuqishëm dhe krenar.
Zoti i shtoftë këta kapacitete intelektuale në mesin e myslimanëve tanë”, ka përfunduar Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Në vazhdim, të pranishmëve iu drejtua edhe vetë autori i cili vuri në spikamë lajtmotivet që e ngacmojnë për të qenë gjithnjë në kondikcion të shkrimit dhe për të na sjellë të tilla vepra që i mungojnë publicistikës sonë. Me këtë rast, autori falënderoi me përzemërsi H. Sulejman ef. Rexhepin tek i cili që nga bangat e shkollës së mesme Medresesë Isabe Beu e deri në ditët e sotshme vazhdimisht ka gjetur përkrahje të gjithanshme si dhe motivime që gjithnjë të jetë në shërbim të fesë e të kombit.
Për kontributin e dhënë në avansimin e mendimit dhe të jetës fetare në Maqedoni dhe në diasporë, me këtë rast, Reisul Ulema i BFI-së e dekoroi Zekerija Idrizin, me shpërblimin më të lartë të BFI-së, “Myfti Vehbi Dibra”, si dhe me një komplet nga kolona “Zani i Naltë”.
Ndryshe, Zekerija Idrizi është autor i sërë shkrimeve publicistike të botuar gjithandej nëpër mediat në gjuhën shqipe. Është autor i “Mozaiku fetar dhe çështja kombëtare”, “Xhamia në Analet e historisë”, “Letër bijave të mia”, “Veprimtaria Universale e Imamit në Kurbet”, dhe përkthyes i shumë veprave të tjera. Aktualisht jeton dhe vepron në Berlin.