Home Nga Rajoni Prokuroria: Jemi duke e marrë në pyetje Shefqet Krasniqin

Prokuroria: Jemi duke e marrë në pyetje Shefqet Krasniqin

1198
0
SHARE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është duke u intervistuar në Policinë e Kosovës. “Shtëpia e hoxhës është bastisur nga ana a Policisë se Kosovës. Tash për tash, ai është në intervistim dhe nuk ka ndonjë vendim për ndalim; për më tutje nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat, në bazë të intervistës së tij”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria speciale.
Bashkë me Shefqet Krasniqin arrestohen edhe disa persona të tjerë.

Pos hoxhës Shefqet Krasniqi janë arrestuar edhe disa persona të tjerë. Aksioni është duke vazhduar në disa lokacione derisa policia aktualisht nuk ka konfirmuar asgjë për këto arrestime.

Shefqet Krasniqi është ima në Xhaminë e madhe në Prishtinë, xhamia kryesore e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që drejtohet nga Naim Tërnava. AI është po ashtu ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), organ i BIK’ut.