Berlin,
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, në kuadër të projekteve që do ti prezantojë në Berlin, ka përmendur edhe autostradën Nish-Prishtinë.
Kjo autostradë ishte kërkuar gjatë bisedimeve në Bruksel nga Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic i cili kërkesën ia kishte prezantuar Baroneshës Catherine Ashton, por që nga atëherë nuk ka pasur diçka konkrete.
“Është i rëndësishëm edhe projekti për ndërtimin e autorrugës Nish-Prishtinë i cili është i rëndësishëm edhe për serbët edhe për shqiptarët” ka thënë Vucic.






