Megjithatë qytetarët ndihmuan njëri tjetrin dhe u treguan solidar, siq shihete dhe në këto foto të rajonipress.
Sokol Haziri drejtor i shërbimeve publike tha për rajonipress se dëme ka të shumta dhe ende është herët të flitet për ndonjë parallogaritje.”Ky shi nuk mbahet në mend as nga gjenerata e vjetra” tha Haziri teksa ka vizituar shumicën e lagjeve në qytet.
Izet Hoxha një burrë 72 vjeçar tha se jeton në qendër të Gjilanit, por këso furtuna kurrë nuk ka përjetuar ndonjëherë.”Me ra shi tri orë pandërprerë kjo kurrë s`ka ndodhur. Këtë shi dhe këtë kiamet se kam përjetuar asnjëherë “ tha Izeti për rajonipress.
Në Gjilan ka rënë edhe breshër dhe nuk dihen dëmet prej tij. /rajonipress/
Rajoni Press nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore.
Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë,por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale.
Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).






