Home LAJME LPD ngushëllon familjen e futbollistit nga Bujanoci Triumf Shaban

LPD ngushëllon familjen e futbollistit nga Bujanoci Triumf Shaban

1037
0
SHARE

Lëvizja e Progresit Demokratik dhe udhëheqësi i saj Jonuz Musliu, me pikëllim të madh kanë marrë lajmin e hidhur për vdekjen e papritur të futbollistit të “Ferronikelit” të Kosovës, Triumf Shabani, i cili me origjinë ishte nga Verbani, Komuna e Bujanocit.

“ Ndërrimi i jetës në fushë të lojës dhe në ditë të partë të muajit të bekuar të Ramazanit, tregon për shpirtin e pastër dhe të dlirë të cilin e kishte i ndjeri Triumfi, një futbollistë 20 vjeçar me një perspektivë të shëndosh të futbollit shqiptar. Ndarja nga ne e djaloshit nga Verbani i Bujanocit, jo vetëm që është një humbje për familjen e tij, për “Feronikelin” e kolegët e tij, por edhe një mungesë për sukseset e mëtejme të futbollit shqiptar”, thuhet mes tjerash në kumtesën ngushëlluese të Jonuz Musliut.

LPD i shpreh ngushëllime familjes Shabani, Ekipit të Futbollit “Ferronikeli” dhe gjithë atyre që e njohën e dëgjuan për sukseset e këtij djaloshi, i cili do të jetë gjithherë në zemrat tona, thuhet në letrën  ngushëllimit të LPD-së.

LEAVE A REPLY