Presidenti serb, Tomislav Nikoliç nuk është ndier shumë mirë kur disa të pranishëm e kanë ofenduar atë duke e quajtur: “Ti je tradhtar, e ke shitur Kosovën”.
Ata më tej i kanë thënë atij, “Nuk e duam BE-në, e duam Rusinë dhe Kosovën”.
Kurse presidenti serb i është përgjigjur kësaj turme duke ju thënë:
“Ju po më fyeni, po më gjuani po quani tradhtar sot. Mirëpo po të ishte presidenti i mëhershëm ju nuk do të ishit fare këtu e kush e di se cfarë do të ndodhte me ju më pas”, ka thënë ai. /Indeksonline/
—-
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka arritur në Gazimestan për festën e Vidovdanit.
Me të së bashku janë edhe disa zyrtar të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit.
Gjatë ditës, Nikoliq, pritet të qëndrojnë edhe në Graçanicë. /Indeksonline/LuginaPress/






