Home INTERVISTA Po shëndoshem shumë

Po shëndoshem shumë

1239
0
SHARE

Këngëtari shumë i dashur për publikun tonë Ermal Fejzullahu, ka shpalosur shumë detaje për jetën e tij. Në një intervistë për gazetën Tribuna, ndër të tjerash ai ka theksuar së është dembel dhe po shëndoshet shumë.

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?

Fejzullahu: Një fëmijëri shumë e lumtur, e për këtë i falënderohem dy prindërve të mi.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?

Fejzullahu: Libri nuk po më kujtohet, ndërsa për film nuk di cilin ta cek sepse shikoj shumë filma dhe nuk po më kujtohet cilin kisha mundur ta veçoj.

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?

Fejzullahu: Nuk i vlerësoj gjërat sipas çmimit, me rëndësi është të më pëlqej diçka dhe ajo ka vlerë për mua.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?

Fejzullahu: E meta ime më e madhe është dembelia.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht të një femër?

Fejzullahu: Fillimisht vërej thjeshtësinë tek shumë persona.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve u ikni?

Fejzullahu: Tipave që gënjejnë dëshiroj t’u ik.

Tribuna: Hobi juaj i preferuar?

Fejzullahu: Hobi im i preferuar është ecja në mal, pasi që muzika më është bërë profesion.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozoj në moment?

Fejzullahu: Njerëzit që flasin me ton të lartë.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?

Fejzullahu: Ndihmë për herë të fundit kam kërkuar para disa jave kur kam pasur një incident me automjet, diçka tjetër nuk po më kujtohet.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?

Fejzullahu: Frika ime më e madhe dhe e vetme është Zoti.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?

Fejzullahu: Nuk dal asnjëherë pa çelësa të kerrit sepse përtoj të ec në këmbë.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?

Fejzullahu: I them që je shëndoshur shumë.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?

Fejzullahu: Në trafik urban ka kohë që nuk kam hipur, ka vite e vite.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë?

Fejzullahu: Nëse i kisha fituar 1 milion euro gjysmën i kisha ndarë për familjet skamnore familjeve të dëshmorëve ndërsa pjesën tjetër me familjen time.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?

Fejzullahu: Destinacioni im i ëndrrave është Bora Bora.

Tribuna: A bëni punë shtëpie (meshkujt)?

Fejzullahu: Jo asnjëherë nuk bëj punë shtëpie.

LEAVE A REPLY