Home Aktuale Mos i lëshoni trojet tona

Mos i lëshoni trojet tona

970
0
SHARE

Nexhat Daci: Mos e lëshoni Luginën se pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. 

Akademik Nexhat Daci ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që mos t’i lëshojnë torjet e tyre, pavarësisht situatës së vështirë politike dhe ekonomike.

Lideri i LDD’së Daci, këto komente i bëri të mërkurën në Bujanoc me rastin e 4 vjetorit të themelimit të Këshillit Nacional Shqiptar.

“Këshilli Kombëtar në Luginën e Preshevës në aspektin nacional dhe politik, do t’i ndjekë shembujt e demokracisë me përkushtim për realizimin e synimeve pro Europiane”.

“Por, edhe Qeveria e Serbisë në Beograd duhet marrin shembull nga Kosovë se si krijohen urat dhe të gjitha ato virtyte e te drejtave demokratike që i ka Evropa që sot  serbët i gëzojnë në Kosovë”.

“Unë Shqipërisë dhe përfaqësuesve të ambasadës shqiptare sot këtu në Bujanoc  i uroj të gjitha sukseset e mundshme që të jetë lokomotivë për shqiptarët në Ballkan, me shpresë se një të afërme jo të largët edhe  Kosova do t’i bashkëngjitet shumë shpejt kësaj familje të madhe evropiane.“

 Daci ne vazhdim  ka apeluar ne Bujanoc  sidomos tek te rinjtë se përkundër situatës së vështirë në Luginën e Preshevës, shqiptaret duhet të mos i lëshojnë trojet tona etnike”.

“Pushtetarët në Luginën e Preshevës duhet t’ju krijojnë kushte dhe punë për t’ju siguruar perspektivë popullatës  për të mos ju lënë shkas që ata nesër ta lëshojnë vendlindjen..“

“Ne në Kosovë kemi pasur represion e dhunë sistematike, madje patëm edhe luftë, por kemi qëndruar në trojet tona për ta  kundërshtuar politikën hegjemoniste serbe, kur vendi ynë ishte i okupuar. Mos e lëshoni  Luginën se pa shqiptare nuk mund te quhet Kosovë Lindore“ ishte ky mesazhi i akademik Dacit dje ne Bujanoc./LuginaPress/

 

LEAVE A REPLY