Kryetari i KBI-së në Bujanoc Bejtullah Bejtullahu në një intervsitë për Lugina Press ka thënë se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të merren me aktivitete të ndryshme në të mire të beismtarëve musliman të këtij rajoni.
Zotëri Bejtullahu, jemi në pragë të muajit të Ramazanit, a mund të na thuani, si duhet të jetojë muslimani në këto ditë të begatshme të këtij muaji?
Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh, paqa dhe mëshira e Allahut qotë për profetin Muhamedin a.s, familjen e tij shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët musliman.
Falënderojmë Allhaun xh.sh që na bëri të mundur të arrijmë edhe këtë Ramazan.
Muaji i Ramazanit është muaji i begative, muaj i mëshirës dhe faljes, muaj në të cilin iu përgjigjet lutjeve dhe ndihmohen nevojtarët. Muaj i dhuntive dhe i dhuratave po ashtu dhe muaj i teravive. Muaj i dhikrit i përmendjes së Allahut dhe tesbihut, madhërimit të Tij.
Muslimani e pret me gëzim ardhjen e Ramazanit. Arritja e Ramazanit është begati e madhe për atë që ia mundëson Allahu ta përjetojë dhe arrijë. Çdo mysliman duhet t’i mbush kohët e këtij muaji me përmendjen e Allahut, lexim të Kuranit dhe vepra të mira dhe ta ruaj veten nga mëkatet . Ai duhet ta pres këtë muaj me pendim të sinqertë ku ia jep besën Allahut të lartësuar se nuk do t’i kthehet më mangësive në kryerjen e obligimeve dhe anashkalimit të tyre. Çdo mysliman duhet ta ruaj agjërimin e tij nga fjalët e kota dhe epshi , ngase është transmetuar në hadith: “Nuk është agjërim të agjëruarit prej ushqimit dhe pijes por, agjërim është të agjëruarit prej fjalëve të kota dhe epshit”.
Ju jeni kryetari KBI-së në Bujanoc që vepron pranë BIPBM-së , a mund të na thuani cilat janë aktivitet e institucionit tuaj gjatë këtij muaji?
Këshilli i Bashkëisë Islame në Bujanoc që vepron pranë BIPBM-së gjatë muajit të Ramazaniit ndër aktivetet që do të bëjë gjatë muaiit të Ramazanit është edhe projekti në bashkëpunim me Radio Televizionin e Bujanocit(RTB).
Ky projekt ka të bëjë me transmetimin e ligjratave fetare, që do ti zhvilloinë hoxhallarët të cilët janë të aktivizuar pranë BIPBM-së dhe profesorët të cilët ligjërojnë mësimin fetërë nëpër shkolla.. Unë me këtë rast dua të falënderoj drejtorin e këtij mediumi Hajredin Ademi që na ka mundësuar hapësirën insititucionit tonë për ligjërata fetare.
Pasi jemi në pragë të muajit të shenjtë të Ramazanit, cili është mesazhi juaj për besimtarët musliman?
Atëher unë në emrin tim personal dhe në emër të KBI-së në Bujanoc të gjithë besimtarëve mulsiman të Luginës dhe më gjërë ua uroj muain e bekuar të Ramazanit dhe Allahu ju bekoftë me të gjitha të mirat. Ju dëshiroj Agjërim të lehtë, falje mëkatesh dhe largim nga zjarri i xhehenemit!
Jemi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit.Ramazani është muaj i pendimit, muaj në të cilin Allahu liron njerëz nga zjarri i Xhehenemit, muaj në të cilin veprat e mira shumëfishohen, andaj punoni që të fitoni shumë shpërblime, punoni që ta shpëtoni veten tuaj nga zjarri, pendohuni, ngase Allahu i do të penduarit
Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësojë agjërimin, të na bëj prej adhuruesve të sinqertë, dhe të na i falë mëkatet tona.Amin/Lugina Press/






