Home Shëndeti Pi pije energjike në plazh, vdes 16 vjeçarja

Pi pije energjike në plazh, vdes 16 vjeçarja

863
0
SHARE

Një infarkt në plazh në moshën 16 vjeçare. Kështu gjeti vdekjen e papritur Lanna Hamann në Rocky Point, të Meksikës. Por sipas nënës së viktimës, infarkti ndodhi pasi vajza kishte pirë një pije energjike gjatë kohës që ndodhej në plazh, pije që u konfirmua se e kishte pirë edhe nga miqtë e saj.

Gruaja e cila ndodhej në shtëpi në momentin që mësoi lajmin e rëndë, e drejton gishtin nga pijet energjike që qarkullojnë në plazh në këtë periudhë.

Për momentin nuk dihet me siguri nëse ka qenë pija energjike ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa trupi i të resë po iu nënshtrohet ekzaminimeve. Nëna duke qenë e sigurtë se vajza kishte pirë pijë energjike, thotë se prej saj u përshpejtuan rrahjet e zemrës duke e çuar drejt infarktit.