Home Shëndeti Lind fëmijën para kohe, që mamaja e sëmurë ta mbante në krahë

Lind fëmijën para kohe, që mamaja e sëmurë ta mbante në krahë

1055
0
SHARE

Duke qenë e sëmurë nga kanceri, mamaja e dy vajzave Ann Walters, 70 vjeç, kishte frikë se nuk do të jetonte gjatë për të parë fëmijën e vajzës së saj shtatzënë ose për të marrë pjesë në dasmën e vajzës tjetër.

Vajza e saj, Kimberley nuk e kishte arritur ende datën e duhur për të lindur fëmijën e saj, kur doktorët e lajmëruan se e ëma kishte shumë pak kohë për të jetuar.

Në këtë mënyrë, Kimberley, mori vendimin mjaft të guximshëm për të ndërhyrë në shtatzaninë e saj, në mënyrë që gjyshja të mund të mbante nipin në duar. Ajo i telefonoi mamasë së saj dhe tha se ajo nuk mund të priste më gjatë dhe se kishte kërkuar për një ndërhyrje të menjëhershme.

Vajza lindi, në datë 24 maj, një javë para datës së caktuar nga mjekët.

“Unë e lajmërova mamin menjëherë që të vinte në spital” tha Kimberley.

Mëngjesin tjetër, prindërit krenarë shkuan në spital dhe për një kohë të shkurtër, realiteti i hidhur u harrua.

“Mami kishte një buzëqeshje që shndrrinte në fytyrë, dhe Erin (fëmija i vogël) ra në gjumë në krahët e saj”, tha Kimberley.

“Ishte magjike. Të dy dukeshin aq paqësorë. Mamit i ishin plotësuar të dyja dëshirat e saj. Edhe pse ajo ishte e trishtuar që nuk i kishte ngelur shumë kohë për të jetuar, gjithashtu ishte e lumtur për nipin e saj”.

Ditën tjetër, doktorët lajmëruan dy vajzat dhe djalin e zonjës Walters, se kjo e fundit do të hynte në fazën përfundimtare të sëmundjes së saj./luginapress/