Home EKONOMI Zvicër: 23’500 vende të lira pune për zanat

Zvicër: 23’500 vende të lira pune për zanat

799
0
SHARE

Jo gjithmonë gjejnë diçka të duhur në kohën e duhur e në vendin e duhur. Bëhet fjalë për të rinjtë që kërkojnë një zanat për orientim shkollor profesional në Zvicër. Por, për këtë si duket ka gjetur një zgjidhje Sekretariati i Shtetit për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SBFI), transmeton «Nordwestschweiz».

Së bashku me shoqatat ekonomike dhe kantonet janë në kërkim të të ashtuquajturve projekte «Match-Prof», me të cilat synojnë të sigurojnë një balancë të qëndrueshme mes kërkesave dhe ofertave në treg për një zanat.

Në këtë mënyrë Sekretariati i Shtetit për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SBFI) do të gjejë më shumë vende për zanat në ekonominë zvicerane. Tashmë kjo është bërë nevojë urgjente. Në bazë të statistikave të fundit, firmat kanë raportuar për në gusht 23500 vende të lira për zanat./albinfo.ch/.