Home Shëndeti Këto ushqime kurrë mos i vendosni në frigorifer!

Këto ushqime kurrë mos i vendosni në frigorifer!

734
0
SHARE

Nëse nuk keni hapësirë të mjaftueshme në frigorifer, pa marrë parasysh se gjithçka keni planifikuar mirë, kjo mund të ndodhë, pasi që zini një hapësirë të çmueshme, të cilat nuk e kanë vendin aty. Ja çfarë nuk duhet të mbani në frigorifer.

Salca pikante

Salcën pikante pa kurrfarë problemi mund ta ruani dhe ta lini deri në tre vjet.

Patatja

Nëse pataten e vendosni në frigorifer, kjo negativisht do të ndikojë në shijen e tij. Gjithmonë mbajeni në qese të letrës. Në kushte të tilla patatja mund të rezistojë edhe deri në tri javë.

Buka

Frigoriferi shpejt e than bukën. Në vend se në frigorifer, mbajeni në temperaturën e dhomës për katër ditë, e atë bukë që nuk e konsumoni ngrijeni.

Qepa e zezë

Qepa më së miri ruhet në thasë me rrjetë. Por, mbajeni larg patateve, të cilat emetojnë gazra.

Qepa e bardhë

Qepa e bardhë mund të rezistojë edhe deri në dy muaj. Por, kini kujdes, ajri duhet të qarkullojë midis tyre.

Domatja

Domatja në frigorifer mund të zbehet, kështu që mbajeni diku tjetër, jashtë qeseve të plastikës. Për ta ruajtur freskinë e tij mbajeni në qese të letrës.