Qytetarët e Skenderajt deri në këto momente vazhdojnë të jenë numër një sa i përket daljes për të votuar.
Sipas statistikave të KQZ-së të cilat ndryshojnë me kohën, në Skenderaj deri tash kanë votuar 17.045 ose 35,17 për qind e votuesve. Kurse, në Drenas kanë votuar 16.600 ose 33.05 për qind. Pas tyre vjen Prishtina, ku kanë votuar 53.098 persona ose 32,18 për qind e votuesve. /KP/






