Koordinatori në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal, pranë komunës së Bujanocit Nexhat Behluli, ka cilësuar lartë veprimtarinë e afaristëve privat duke thënë se ata janë krenaria e Luginës së Preshevës ngase ata janë të vetmit që po mbajnë qetësinë sociale me ofrimin e punës ndaj qytetarëve në këtë rajon.Behluli njëherit i përket një kompanie me sukses në Bujanoc.
Në rrjetin e tij social facebook, Behluli ka komentuar një fenomen shumë të vërtet i cili kohëve të fundit mjerisht ka kapluar luginën e Preshvës.
Behluli me këtë rast ka komentuar situatën alarmante në Luginë, duke filluar nga elita politike, prijësve fetar, punëtorëve të arsimit, duke mos lënë anash edhe gazetarët dhe mediumet edhe pse vje nga një medium privat lokal, madje ka shkruar edhe për ndarjen rinisë mes vete nëpër kafiteri.
Ai në kohështrirjen e tij në facebook ka kometuar kështu:
-Politikanët copa-copa po bohen në mesë vete.
-Hoxhollarët hala ma bet.
-Puntorët e arsimit veç shka nuk po rrehen për zgjedhjen e Drejtorave.
-Doktort deri dikund mirë janë (bile nëpër darka shkojn bashkë).
-Gazetarët dhe medijat me mujtën njëri tjetrit edhe vorrin ja marojn.
-Edhe polict Shqiptar deri dikun ishin mirë në mesë veti.
-Rinia janë aq keq sa që edhe kafiteritë i kanë të ndara.
-Klubet sportive dhe Shoqëritë Kulturo Artistike kanë ra në bela mes veti, etj.etj.etj !!!!!?????
Ndërkaq sipas tij më të rëndësishmit në Luginë janë, bizneset dhe veprimatritë e ndryshme të cilët janë të vetmit që po bashkëpunojnë në mesë veti .
Koordinatori i zyrës për zhvillim ekonomik lokal pranë komunës së Bujanocit Nexhat Behluli, thotë se sektori privat janë krenaria e Luginës të cilët janë të vetmit që po mbajnë atmosferën optimiste në Luginë.
“Ata janë krenaria e Luginës së Preshevës. Punëdhënësit më të mëdhenjë . Mbajtësit e qetësisë sociale. Investitorët e vetëm në Bujanoc dhe Preshevë të cilët po krijojnë atmosferën optimiste për të jetuar këtu” ka thënë mes tjerash në rrjetin e tij social facebook Koordinatori i zyrës për zhvillim ekonomik pranë komunës së Bujanocit Nexhat Behluli.
Ndërkohë vlenë të theksohet se përçarjet dhe ndasitë të cilët janë bërë në mes politikanëve, tek prijësit fetarë, puëntorëve të arsimit, atyre medial dhe ndarja e riniisë në Luginë të Preshevës janë një fenomen më se i vërtet në Luginë të Preshevës, me çrast pasojat e këtij fenomeni mund ti shohim dikur por ndoshtë mund të bëhet vonë./Lugina Press/






