Home LAJME Në kufirin e Preshevës zbulohen stoli ari dhe diamantë

Në kufirin e Preshevës zbulohen stoli ari dhe diamantë

946
0
SHARE

Në vendkalimin kufitar të Preshevës, doganierët kanë ndaluar shtetasin turk, i cili po udhëtonte nga Gjermania për në Turqi, duke fshehur 18 plumba me gas, stoli ari dhe diamant.

Sypozohet se ky udhëtar kishte për qëllim që të stolitë e konfiskuara ti transportoj për Turqi, njofton dogana, transmeton presheva.com.

Në kontrollimin e veturës “Opel Zafira”, me të cilën ka udhëtuar shtetasi turk, doganierët në bagazh kanë gjetur një çantë në të cilën kanë qenë 18 plumba me gas.

Pas kontrollimit të detajuar të udhëtarit, kanë gjetur katër gurë të vegjël që i përngjajnë gurëve të çmuar – diamant, ndërsa në xhep kanë gjetur 13 unaza, 3 zinxhirë dhe 5 stoli tjerë ari. /presheva.com/