Home Aktuale Komuna e Bujanocit solidarizohet me familjet e viktimave dhe popullin e Kosovës

Komuna e Bujanocit solidarizohet me familjet e viktimave dhe popullin e Kosovës

679
0
SHARE

Në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit, kryetari i komunës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike Nagip Arifi, i shpreh ngushëllimet familjeve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën, pas shpërthimit në Termocentralin “Kosova A”.

Komuna e Bujanocit ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të dashurve të atyre që vdiqën, dhe ndanë dhimbjen me të tjerët që u lënduan pas shpërthimit në Obiliq.

Urojmë shërim të shpejt për të plagosurit. Jemi pran familjarëve dhe autoriteteve kosovare. Shprehim solidaritet vëllazror për të gjithë popullin kosovar. Ngushllime të sinqerta për të afërmit e viktimave. Bujanoc.

Bujanoc 07.06.2014

Kryetari i komunës së Bujanocit

Nagip Arifi