Sot ishte dita e fundit ku maturantët në Preshevë kremtuan përfundimin e shkollës së mesme. Me qindra qytetarë dhe familjarë kishin dalur nëpër rrugët e Preshevës për ti parë maturantët e shkollës së mesme teknike “Presheva” dhe të gjimnazit “Skënderbeu” raporton Presheva.com.
Ata për më shumë se 1 ore kanë qëndruar në oborrin e shkollës ku më pas kanë vazhduar për në restorantët ku kishin për ta kaluar natën e tyre të fundit së bashku.
Presheva.com i uron sukses gjithë maturantëve në vitet e ardhshme të tyre të shkollimit.













