Home Aktuale Në kufirin e Preshevës shtetasit të Maqedonisë i konfiskohet 560 gram ari

Në kufirin e Preshevës shtetasit të Maqedonisë i konfiskohet 560 gram ari

955
0
SHARE

Doganierët në vendkalimin e Preshevës me Maqedoninë kanë ndaluar tentimin e shtetasit të Maqedonisë që në Serbi të hyjë me 560 gram ari me vlerë preh 11.960 euro, njofton dogana. 
Siç thuhet në njoftim, shtetasi i maqedonisë me veturën Opel Vectra kishte fshehur arin e konfiskuar.

Në pyetjen e zakonshme se a ka për të lajmëruar diçka për doganë, udhëtari ka thënë se nuk ka asgjë për të lajmëruar. Mirëpo, doganierët kishin vendosur që të kontrollojnë veturën detajisht dhe në ulësen e pasme është gjetur një kuti e mbuluar me rrobe personale.

Kur është hapur kutija, është zbuluar stoli ari me pesh 560 gram me vlerë preh 11.960 euro.//luginapress//