Home LAJME Vrasje, pas fjalosjes në rrjet social

Vrasje, pas fjalosjes në rrjet social

830
0
SHARE

Një mosmarrëveshje që u nxit gjatë një debati “online” në një rrjet social të njohur në Taxhikistan ka çuar deri në një sulm vdekjeprurës.

Nga Ministria e Arsimit e këtij vendi i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se një nxënës i klasës së 11-të në Dushanbe është therë me thikë në qendër të kryeqytetit taxhik, më 30 maj.

Sipas këtij zyrtari, sulmi ka ndodhur pasi të dy nxënësit janë fjalosur në një rrjet social.

Zyrtarët e këtij shteti, nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti. /rel/