Home Aktuale 50 të vdekur gjatë përmbytjeve në Serbi

50 të vdekur gjatë përmbytjeve në Serbi

852
0
SHARE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë përmbytjeve në këtë vend kanë vdekur 50 njerëz.

Pas autopsisë është konstatuar se 24 persona janë mbytur dhe se 26 kanë pësuar vdekje natyrale. Katër njerëz, ndërkaq, figurojnë ende të zhdukur, transmeton rel.

“Shpresojmë që këto të jenë shifrat finale”, ka thënë Vuçiq duke iu adresuar Kuvendit të Serbisë.

Përmbytjet e sivjetme në Ballkan kanë shkaktuar dhjetëra viktima edhe në Bosnjë.