Home LAJME Vritet me gurë nga familjarët, u martua me njeriun që donte

Vritet me gurë nga familjarët, u martua me njeriun që donte

860
0
SHARE

Një grua shtatzënë u qëllua me gurë për vdekje nga vetë familja e saj, para një gjykate të lartë pakistaneze, pasi kërkoi të martohej me njeriun që donte.

Rreth 20 anëtarë të familjes së gruas 25-vjeçare, duke përfshirë babanë dhe vëllezërit, sulmuan atë dhe të shoqin me shkopinj gome dhe tulla në mes të ditës.

FarzanaParveen, e cila ishte tre muajshe shtatzënë, u vra pas sulmit para gjykatës së lartë në Lahore, ka raportuar policia.

Gruaja ishte martuar me MohammadIqbal, 45 vjeç, me të cilin kishte qenë e lidhur prej vitesh, kundër vullnetit të familjes. Statistikat flasin për qindra gra të vrara në Afganistan nga e ashtuquajtura “vrasje nderi”.

Bashkëshorti i 25-vjeçares tha se ishte lidhur me të, pas vdekjes së gruas së tij të parë, me të cilën kishte edhe 5 fëmijë. Ai u ka thënë gazetarëve se të dy ishin shumë të dashuruar.

Martesat me mblesëri konsiderohen normale midis pakistanezëve konservatore, që e shohin martesën për dashuri si një mëkat.