Home Aktuale INA dhe Luginapress marrëveshje bashkëpunimi

INA dhe Luginapress marrëveshje bashkëpunimi

861
0
SHARE

Agjencia e lajmeve “INA – Iliria News Agency” me seli në Shkup ka arritur dhe firmosur një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë e Lajmeve “Luginapress” që pëfshin rajonin e Luginës së Preshevës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në fushën e shkëmbimit të informacioneve të ndërsjellta si dhe mbulimi i ngjarjeve të përbashkëta dhe me interes të përbashkët. Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të ketë edhe realizim të projekteve të përbashkëta në të ardhmen midis dy këtyre mediave shqiptare.

Stafi udhëheqës i agjencisë së lajmeve INA ka vizituar zyrat e “LuginaPress” në Bujanoc, ku është informuar për punën dhe misionin informues të këtij portali informativ, që ka pasuruar sferën e informimit shqip në Luginën e Preshevës. (INA)//luginapress//