Home Aktuale BFI do të restaurojë xhaminë “Hajdar Kadri” në Manastir

BFI do të restaurojë xhaminë “Hajdar Kadri” në Manastir

1722
0
SHARE

Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakëfëve të Turqisë do të restaurojnë xhaminë “Hajdar Kadri” në Manastir.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua paraditen e sotme në selinë e BFI-së në Shkup, nga kryetari i këtij institucioni Sulejman ef. Rexhepi dhe nga drejtori i Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, Adnan Ertem.

Marrëveshja parasheh restaurimin e plotë të xhamisë, e cila është jashtë përdorimit për besimtarët myslimanë prej thuajse një shekulli.

“Kjo xhami ka përjetuar stuhi shumë të egra. Sidomos pas tërheqjes së osmanlinjve, mbi këto objekte islame janë vërsulur luftëra të ndryshme ballkanike dhe botërore që kapakun t’ia japë në fund komunizmi. Por kjo xhami u ka bërë rezistencë të gjithë këtyre të këqijave dhe sot  Allahu xh.sh. na ka mundësuar që t’ia kthejmë bukurinë kësaj xhamie. Unë kam bindjen se ky bashkëpunim i nisur do të jetë një fillim i mbarë , por që pritet që në të ardhmen  të forcohet dhe të shtrihet edhe nëpër qytetet e tjera të Maqedonisë, aty ku xhamitë monumentale janë lënë në mëshirë të kohës. Qëllimi ynë është shumë fisnik, që ta kthejmë bukurinë të gjithë xhamive që janë trashëgimi e përbashkët fetare dhe kulturore.  Ky bashkëpunim duhet të konceptohet si një dhuratë nga Zoti sepse na mundësohet që të kthejmë shkëlqimin e humbur të këtyre xhamive të bukura”, tha ef. Rexhepi.

Ai falënderoi zyrtarin na Turqia dhe luti Zotin që “ta bekojë dhe mbrojë Turqinë nga projektet e huaja  shkatërruese dhe të bekojë të gjithë Qeverinë e Turqisë me në krye  kryeministrin Taip Erdogan për kontributin që jep për këto hapësira”.

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, dr. Adnan Ertem, shprehu mirënjohje të veçantë për kreun e BFI-së i cili ka mundësuar që të bëhet  partner në këtë qëllim dhe bashkëpunim.

“Ne jemi dëshmitarë të kësaj myzhdeje dhe sot jemi njerëzit më të lumtur, sidomos kur i japim fund një dhimbjeje 100-vjeçare. Për fat të keq me tërheqjen e perandorisë osmane nga këto troje, shtëpitë tona, objektet tona u ngushtuan, por ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga interesimi se çfarë ndodh këtu dhe falë Zotit ky interesim kohën e fundit gjithnjë e më tepër po rritet që t’i kthejmë këto objekte. Nëse të parët tanë nëpërmjet vakëfeve i ndërtuan këto objekte, tani është detyra jonë që t’i mbrojmë dhe t’i shtojmë”, tha Ertem. /Lugina Press/