Home Aktuale Jahjaga përballë Nikolicit në Këshillin e Sigurimit

Jahjaga përballë Nikolicit në Këshillin e Sigurimit

1006
0
SHARE

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet më 27 të këtij muaji për të diskutuar raportin e radhës për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon. Këtë radhë, për herë të parë, të dyja vendet do të prezantohen në nivel presidencial. Kësisoj, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, do të jetë përballë presidentit serb Tomislav Nikolic.

Lajmin për gazetën Tribuna e ka konfirmuar edhe këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu.

Raporti i sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit u është dorëzuar shteteve anëtare në fillim të këtij muaji. Ai ka thënë se ende mbesin disa sfida në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sidomos për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“I inkurajoj të dyja palët që të vazhdojnë punën e tyre, në besim të ndërsjellë për zbatimin e marrëveshjes dhe që ta krijojnë Asociacionin në vullnet të mirë. Megjithatë, moszgjidhja e problemeve për zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit, nuk duhet të minimizojnë përparimin e bërë që nga fillimi i dialogut”, ka thënë Ban.