Pasi është konfirmuar koalicioni mes PDK-së dhe PD-së, dhe pasi në listën e deputetëve – në 10-shen e parë – gjendet kryetari i PD-së Ferid Agani, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mohuar të jetë bërë ndonjë kompromis për shaminë.
“Sa per sqarim, ceshtja e shamise dhe mesimit fetar eshte shume mire e qartesuar me kushtetute. Nuk ka kompromis ne kete pike. Pike” (sic.), ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook, duke mohuar kështu raportimet për kushtin e PD-së që të hiqet udhëzimi administrativ për ndalimin e shamive në shkolla dhe deklarimet e Aganit i cili më parë kishte thënë se nga shtatori do të lejohej mbajtja e shamisë në shkolla. . /luginapress/







