Sot, redaksia e revistës së pavarur në Luginën e Preshevës “Jehona” vizituan kryetarin e komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi.
Me këtë rast Kryetari i komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi i ka pritur në kabinetin e tij përfaqësuesit e redaksiësë së revistës “Jehona” i cili vlerësoi lartë misionin e mediumeve në demokratizimin e vendit.
Në këtë takim u bisedua për përmirësimin dhe avancimin e informimit shqip, në Luginën e Preshevës.
Drejtori i revistës “Jehona”, Zaim Haliti, ka thënë se ky medium u rilind për herë të tretë për ta vazhduar rrugëtimin e informimit të qytetarëve në mënyrë korrekte, të drejtë dhe efikase.Kryetari./Lugina Press/






