Të dielën, në Kavadar u mbajt kampionati shtetëror për moshat 11-14 vjeç në karate.
Faik Veseli fitues i shumë medaljeve në kampionatet vendore dhe ato ndërkombëtare përsëri shpallet kampion shtetëror në kategorinë pesha -46 kg .
Kjo ishte njëra nga fitoret e shumta e Faik Veseli nga Shkupi, disa nga fitoret e tija janë edhe ajo që arriti në në Rumuni, në Serbi, pastaj në Sombor të Kroacisë 23 “Grand prix Croatia” .
Ai do të jetë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet muajin e ardhshëm në Stamboll të Turqisë./Lugina Press/






