Home MAGAZINA Justin Bieber vërshëllehet në ndeshjen e basketbollit

Justin Bieber vërshëllehet në ndeshjen e basketbollit

762
0
SHARE

Pop ylli Justin Bieber raportohet se është pritur nxehtë në një ndeshje basketbolli në Los Angeles të dielën.

 Krijuesi i hitit “Baby” për ditën e nënave ka qenë me nënën e tij në Staplex Center në Los Angeles për ndeshjen e LA Lakers ndaj Oklahoma City Thunder.

Nëna e Bieber dhe vet Justin janë parë duke bërë selfie, por kur Bieber është kapur nga kamera kryesore e palestrës, i gjithë publiku në kor eruptoi duke vërshëllyer këngëtarin.

“E gjithë palestra vërshëlleu atë kur kamera e Staplec Center e fokusoi fytyrën e tij në ekranin gjigant”, u shpreh një burim.