Home Aktuale Në Bujanoc hapet panairi i shtatë i bujqësisë(Video+foto)

Në Bujanoc hapet panairi i shtatë i bujqësisë(Video+foto)

956
0
SHARE

 Kompani  të shumta vendore,  dhe ato rajonale , po prezentojnë  në Bujanoc, në Panairin e 7-të tradicional, të  bujqësisë dhe potencialeve investive  në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc për ti promovuar  prodhimet e tyre.

     Në qytetin e Bujanocit në Luginën e Preshevës  për të  shtatën herë me radhë, është hapur Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Potencialeve Investuesve.

    Me rastin e hapjes solemne të panairit kanë marrë pjesë  musafirë nga vendi ,rajoni si dhe ambasadorë të shteteve europiane të akredituar në Beograd.

   Në panair përveç prodhuesëve vendorë, po prezentojnë edhe kompani nga rajoni për ti  promovuar prodhimet e tyre.

    Me këtë rast  kryetari i komunës së Bujanocit  në hapjen zyrtare të Panairit falënderoi   ambasadën  e  Austrisë  për financimin e panairit ndërkombëtarë.

     Arifi  theksoi se detyra jonë është që të realizojmë të gjitha parakushtet e mundshme për krijimin e ambientit për investim. Arfi po ashtu  theksoi se  detyra jonë është përkujdesi rreth brezave të ardhshëm.

  Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi flalënderoi dhe musafirët  nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të cilët me prezencën e tyre kanë  madhështuar  panairin  me karakter ndërkombëtarë.

 Ndërkohë hapjen e panairit e  përshëndeti dhe  Ambasadori i Austrisë në Beograd Johanes Eigner.

Ambasadori Austriak tha se Austria  edhe në të ardhmën do të përkrahë idetë që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit.

  Ndërkaq  Kryetari i Odës Ekonomike Rajonale të Leskocit, Goran Joviq tha se  panairet e tilla japin një   mundësi të mirë  të promovimit dhe zhvillimit të biznesit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se bizneset nga të gjitha viset shqiptare duhet që të vijnë e investojnë edhe në Kosovën Lindore, me qëllim që edhe kjo anë të zhvillohet ekonomikisht.

“Kosova dhe Serbia, duhet të eliminojnë barrierat për shkëmbime tregtare dhe të krijojnë lehtësira për lëvizje më të lira dhe më të shpejta. Kosova Lindore, duhet të ketë mbështetje edhe me të madhe në mënyrë që të ketë zhvillimin ekonomik, vende të reja pune dhe jetë më të mirë për qytetarët”, tha Agim Shahini.

Ndërsa  panairin e përshëndeti dhe zëvendësministrja  e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Republikës së Shqipërisë, Brunilda Paskali. Ajo panirin e cilësoi hap të mirë drejt zhvillimit eknomik.

Panairin e  shtatë  ndërkombëtarë të bujqësisë dhe potencialeve investine zyrtarisht e hapën, kryetari i komunës Nagip Arifi, Ambasadori i Austrisë Johanes Eigner, kryetari i Odës Ekonomike të Leskocit, Goran jeviç, Zëvendës Ministrja e zhvillimit ekonomik të Republikës së Shqipërisë Brunilda Paskali, përfaqësuesi ekzekutiv i odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nazmi Ejupi dhe    përfaqësuesi i Agjensionit të bizneseve kosovare Agim Shahini.

 Me këtë rast prodhuesit vendorë dhe ata rajonal  u shprehën mirënjohës ndaj komunës së Bujanocit  e cila i mundësoi që prodhimet e tyre ti prezentojnë në këtë panair.

  Panairi do të jetë i hapur deri të  dielën më 11 maj   ndërsa gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe ligjërata me tema të ndryshme nga shërbimi i bujqësisë./Lugina Press/

panairi

panairi 1

panairi 2 panairi 5 panauri 4

w