Home SHKENCË Njerëzit nuk janë të gatshëm të takohen me alienët

Njerëzit nuk janë të gatshëm të takohen me alienët

946
0
SHARE
“Ne nuk jemi të gatshëm të takohemi me alienët. Njerëzit janë aq shumë të çmendur dhe të dhënë pas fesë saqë e kanë të vështirë të zbulojnë jetë në një planet jashtëtokësorë”, tha një shkencëtarë dhe ekspert për Mail Online.

Zbulimi i sinjaleve për jetë jashtë planetit Tokë ka qenë një ëndërr për dekada.

Por, një hulumtues nga Universiteti Cadiz në Spanjë thotë se njerëzit nuk janë duke e kërkuar atë – sepse ne njerëzit nuk jemi të gatshëm të takohemi me alienët.

Gabriel De la Torre ka treguar për MailOnline se si studimi i tij me student tregon nivelin gjeneral të injorancës dhe fesë se njerëzve që do i lënë ata të shokuar nëse një ditë do të takoheshin me alienët.

Hulumtimet për një jetë jashtëtokësorëve kanë filluar që nga viti 1984 dhe ende bëhen kërkime për shenjat e një jete inteligjente të qenieve të tjera në univers.

Deri me tani ende nuk është zbuluar asgjë edhe pse kërkimet janë duke vazhduar dhe nuk janë ndalur.

Anëtarët e projektit kanë shkuar edhe me larg duke dërguar mesazhe nga Toka ku përpiqet që të kontaktojë me forma të tjera jashtëtokësore.

De la Torre, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Cadizit dhe pjesëmarrësit në projektin e tij të quajtur Esa’s Mars 500 (një mision simulues për Marsin dhe Tokën), thotë se në bazë të studimit të tij njerëzit ende nuk janë në gjendje të kontaktojnë me alien.

takimi-1_8733

Në studim ai ka dërguar pyetësorë tek 116 studentë në Spanjë, SHBA dhe Itali.

De la Torre i thotë MailOnline që ai ka përdorur studentët e tij sepse ata në të ardhmen mund të jenë politikanë, shkencëtarë dhe njerëz me përgjegjësi, andaj ka dashur të dijë për dijet e tyre rreth këtij problemi.

Pyetjet ishin ndarë në pesë sektor: besimi fetarë, ambienti, njohuritë për dijen astrologjie, aktivitetet e tyre ditore dhe opinionet e tyre rreth problemeve jetësore.

“Në të gjitha këto sfera kam definuar tipe të ndryshme të përgjigjeve që bazohen në studime të tjera dhe mendoj që kanë qenë të ndërlidhura me hulumtimet e Seti”, tha De la Torre.

Kjo përfshin pyetje të atilla se sa mendojnë ata që ka jetë në ndonjë planet tjetër, në cilin vit njeriu eci mbi hënën dhe cilët janë planet më të mëdha të sistemit diellor.

Rezultatet ishin paksa të habitshme për De la Torre. Për shembull 82 për qind e studentëve e dinin që njeriu i parë ka zbarkuar në hënë në vitin 1969.

“Konkluzione ishte për dijet shkencore, veçanërisht për dijet që ndërlidhen me hapësirën nga studentët dhe ajo nuk ishte as e mjaftueshme”, thotë ai.

“Andaj mendoj që agjencitë e hapësirës duhet të rrisin nivelin e përpjekjeve për edukimin e tyre”.

Një tjetër konkluzion nga De la Torre ishte se besimet fetare duket se ende janë të ngulitura thellë tek ta.

Përderisa ky nuk është ndonjë problem, thotë ai, por mund të ndikon në opinionet e njerëzve në përballjet e tyre në të ardhmen siç është kontakti i parë me ndonjë fenomen natyror.

Por në fund të fundit është mungesa e vlerësimit të planetit tonë dhe vendin tonë në univers që po shkon drejt shkatërrimit, thotë ai.

“Ne nuk jemi të gatshëm të takohemi me qenie jashtëtokësore sepse shqetësimi i jonë global nuk është aq i zhvilluar tek popullsia”, konkludon ai.takimi-2 (1)

“Njerëzit kanë probleme të përditshme dhe qeveritë nuk kujdeset për problemet globale sikurse është planeti dhe mjedisi. Kjo na bën ne një specie që jemi më shumë të fokusuar tek problemet jetësore, ne nuk shqetësohemi për rrethin ku jetojmë”.

“Është sikurse kur një meteor bie në disa vende në planet, ky është një lajm i rëndësishëm. Por, është një proces i rregullt që ndodh. Nëse ne kemi më shumë shqetësime globale për situatën në planetin tonë, sa fragjil është ai, ndoshta hapet e zhvillimi të vetëdijes së species tonë do të ishin më të madh. Mund të këtë jetë tjetër inteligjente atje larg dhe me të vërtetë do të jetë shumë ndryshe edhe fizikisht, mentalisht dhe shoqërisht madje edhe moralisht e ndryshme nga ne”, tha ai.

“Ato mund të mos jenë as biologjike, mund të jenë robot. Për momentin nuk mendoj që ne si specie jemi të gatshëm të përballemi me këtë gjë. Natyrisht disa njerëz janë të gatshëm, por si specie, si qenie njerëzore takimi me ta për ne do të ishte një shok i madh”.