Deputeti i AAK-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani ka reaguar pas lajmit se xhandarmëria serbe ka hyrë sot sërish në fshatin Karaqevë të Kamenicë.
“Derisa institucionet e Kosovës, të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve, vazhdojnë të sorrollaten dhe të merren me telashe personale, xhandarmëria serbe vazhdon t’i shkaktojë telashe qytetarëve të Kosovës brenda kufirit të shtetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit dhe institucioneve të sigurisë që të merren me këtë cështje.
“Prandaj, Kryeministër dhe institucione të sigurisë, po shihet qartë se keni me çka të merreni. Keni punë shtetërore. Leni qëllimet personale”, ka shkruar në fund Ramadani






