Home MAGAZINA Sinani sjell këngën më të re, “Shkaktar”

Sinani sjell këngën më të re, “Shkaktar”

809
0
SHARE

Sinan Vllasaliu po kthehet në skenën muzikore me një tjetër hit të madh.

Këngëtari këto ditë ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor të titullar “Shkaktar”.

Tekstin e kësaj kënge e ka punuar Fatmir Muja, muzikën dhe orkestrimin Virusi, ndërsa ajo është publikuar nën ëmblën e kompanisë diskografike Emra Com.

Kënga së shpejti do të vijë me videoklip, për të cilën është angazhuar Max Production.

Ky është vetëm fillimi i rikthimit të Sinanit, sepse shumë shpejt ai do të sjellë edhe albumin më të ri me titull ‘Si e ke zemrën ta dhashtë Zoti’.