Albumi i ri i reperit MC Kresha do të lansohet më 25 prill.
Këngëtari ka bërë një paralajmërim rreth promovimit të projektit me titull “EMCEECLOPEDY” që do të publikohet të premten.
MC Kresha duket se ka fansat më të mirë në botë. Në një video të publikuar në Facebook, shihet se si futbollisti shqiptar i Bayernit, Xherdan Shaqiri i uron suksese me albumin e ri MC Kreshës.
Ai në këtë video i thotë MC Kreshës se i dëshiron shumë suksese dhe se e ka vëlla.Suksese dhe nga /luginapress/






