Home Aktuale U vu gurëthemeli për familjen Latifi nga Presheva

U vu gurëthemeli për familjen Latifi nga Presheva

950
0
SHARE

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit më datë 14.04.2014 vendosi gurëthemelin për ndërtimin e shtëpisë për familjen Naser dhe Emine Latifit nga Presheva të cilët ndër vite nuk posedonin strehe të vehten.

2

Ishte ndër rastet më të rënda sa i përket strehimit, ku fëmijet që nga lindja deri sa më shkuan në shkollë gjithënjë si vendbanim kishin kush ua mundësonte një trohë strehe të përkohëshme duke bërë që familja të endej nga njëra anë e qytetit në tjetrën nga një lagje në tjetrën.

Kësaj vuajte me Lejen e Zotit të Madhërishëm nga sot po i vjen fundi duke lulëzuar një shpresë dhe lumturi për këtë familje Preshevare duke bërë që mos të ndihet e anashkaluar dhe harruar nga shoqëria, kjo falë sakrificës dhe vullnetit që shprehi bashkatdhetari Xhavit Sherifi nga fshati Tërrnavë mëhalla e Jakajve duke marre përsipër të investoj në tërësi këtë projekt.

dscf7973

Një pengesë tjetër ishte se familje në fjalë nuk posedonte truall të vetin, këtë Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit arriti ta zgjidhe fale njerëzve bujar dhe disa bisneseve lokale si ndërmarrja për dyer Elegance, mobileria Mobeland, barnatorja Anikapharm bashkë me disa bashkatdhetarë të tjerë anonim. Vlera e truallit bashkë me pusin (bunarin) që do të hapet kushtoi 10 000 euro, ku edhe këtu familja Sherifi si investitore e projektit participoi me 2000 euro. Vlera totale e projektit sa i përket ndërtimit të shtëpisë si parallogari kap vleren rreth 20 000 euro.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ndër vite në suaza të programit të vet “Strehimi” ka arritur të ndërtoj 7 shtëpi deri më tani. Shprehim mirënjohje të veçantë familjes Sherifi e cila morri për sipër këtë investim si dhe të gjithë donatoreve të tjerë, pa harruar stafin tonë që kreu shum punë operative duke mundësuar që përfundimishtë të ngjizet kjo punë, kurse familjes Latifi i urojmë mbarësi dhe rehati në këtë shtëpi !

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit apelon që të tregohemi vazhdimishtë të këtillë ndaj bashkëvendasve tanë, duke mbjelluar çdo herë pozitivitet dhe dashuri mes vete .