Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, historianët e komunës së Bujanocit kanë prezentuar ekspozitën me fotografi “Sanxhaku i Nishit nëpër shekuj” .
Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë përfaqësues intsitucional nga Bujanoci e Presheva, përfaqësues nga universiteti privat i Tetovës dhe qytetatar të tjerë.
I ftuar në ekspozitë ishte Ministri i kulturës në Kosovë Memli Krasniqi por qeveria e Serbisë ka refuzuar kërkesën e Ministrit Krasniqi për ta vizituar qytetin e Bujanocit ngase siç shkruan gazeta Express, Beogradi ka konsideruar se prapa kësaj kërkese “fshiheshin motive tjera”.
Fotografitë e vendosura në korridorin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc kanë paraqitur historinë e shqiptarëve të cilët banonin nëpër qytetet, Kurshumlia, Prokupla, Leskoci, Nishi e tj.
Me këtë rast Kryetari i komunës së Bujanocit, Dr.Nagip Arifi në fjalën e tij përshëndetëse ka përkrahrur grupin e historianëve të cilët kanë marrë iniciativë me hapjen e ekspozitës për ta njoftuar opinionin për të kaluarën e shqiptarëve.
Muhamet Jashari profesor i historisë i cili ka dhënë një kontribut të çmueshëm në ruajtjen dhe kutivimin e vlerave kombëtare të historisë shqiptare i cili është dhe koordinator i këtij projekti ka thënë se të gjitha këto fotografi të cilat janë në ekpoizitë po e praraqesin një kronologji për këtë territor të banuar me shqiptarë.dhe këto fotografi janë grumbulluar nga portale informative dhe medie të ndryshme.
Nërkaq Albulena Halili, zyrtare për hulumtime shkencore pranë Universitetit te Evropës Juglindore theksoi se kjo ekspozitë flet më shumë se 1000 fjalë tona dhe se kjo na jep forcë të përkulemi para të vërtetës sonë historike.
Përveç fotografive është nxjerrur dhe një broshurë në të cilën historianët e Bujanocit kanë paraqitur një kronologji ngjarjesh shumë të rëndësishme të shqiptarëve të “Sanxhaku të Nishit”, ngjarje historike këto shumë domethënëse për gjeneratat e reja shqiptare. Në këtë broshurë janë paraqitur fakte historike e fotografi ku janë masakruar shqiptarët të titulluar “Komitat serb-Masakra”./LuginaPress/






