Home Aktuale Investim i ri në Maltërnoc, shpresë për ringjalljen e vendbanimit

Investim i ri në Maltërnoc, shpresë për ringjalljen e vendbanimit

1298
0
SHARE

Maltërnoci, një fshat piktoresk i shtrirë në Malësinë e Bujanocit, mban në vete historinë e dhimbshme të zbrazjes së brezit kufitar, por edhe dashurinë e pashuar të banorëve për vendlindjen.


I ndodhur rreth 9 kilometra në periferi të qytetit të Bujanocit, ky vendbanim shqiptar përballet sot me sfidat e migrimit, zbrazjes dhe ruajtjes së identitetit. Megjithatë, çdo investim i ri sjell një shpresë të re dhe tregon se vendlindja ende mund të ketë të ardhme.


Sot, pas namazit të xhumasë, ka filluar ndërtimi i vikendicave – shtëpive të pushimit – në Maltërnoc të hoxhës Ibrahim Ibrahimi nga Tërnoci që jeton dhe vepron në Zvicër.

Në kuadër të këtij investimi, më pas planifikohet edhe ndërtimi i një restoranti.
Ky investim nuk është vetëm një projekt ndërtimor.

Ai për banorët e Maltërnocit përfaqëson një shenjë shprese, gjallërie dhe besimi në të ardhmen e këtij vendi. Njëkohësisht, mund të shërbejë edhe si nxitje për bashkëvendësit dhe investitorët e tjerë që të kthejnë vëmendjen dhe investimet e tyre drejt vendlindjes.

Në një kohë kur shumë fshatra të brezit kufitar po përballen me zbrazjen, investime të tilla janë një mesazh se vendlindja nuk duhet harruar dhe se zhvillimi mund të nisë pikërisht nga ata që kanë ruajtur lidhjen me të.
Urime hoxhës Ibrahim Ibrahimi për këtë investim dhe punë të mbarë në realizimin e tij!